Një lajm i mirë dhe një i keq për Shkëndijën në prag të ndeshjes me Makedonija GJ.P

Shkëndija sot në kuadër të javës së 11-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të mirëpret Makedonija GJ.P., ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhviluar në transfertë kishte barazuar pa gola, njofton ‘infOSport.mk’.

Do të jetë ky një rast i mirë për djemtë e trajnerit Qatip Osmani për të tundur rrjetën e ‘verdhekuqve’ nga Shkupi, ndërsa një gjë të tillë do të duhet të bëjnë pa brazilianin Zhunior.

Ky i fundit me 19 prill të vitit 2014 kishte rezultuar deçiziv për Shkëndijën në atë fitore 1:3 në transfertë, ndërsa sot për shkak 5 kartonëve të verdhë nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë skuadrën.

Megjithatë lajm i mirë në taborin e ‘kuqezinjëve’ nga Tetova është rikthimi i Besmir Bojkut, i cili këtë sezon po e zhvillon në një formë shumë të madhe.

Leave a Reply