Goleada nga ndeshja në Tetovë midis Shkëndijës dhe Makedonija GJ.P (VIDEO)

Shkëndija ka regjistruar edhe fitoren e 6-të sezonale duke mundur Makedonija Gj.P. me shifrat 5:1 në sfidën e vlefshme për xhiron e 11-të në LPFM. Shkëndija prej në start ishte e orientuar në sulm, mirëpo kundërshtari mbrohej mirë, ndërsa rezistenca e tyre u thye në tre minutat e fundit të pjesës së parë, kur fillimisht mbrojtësi Visar Musliu me kokë solli epërsi 1:0 pas harkimit të Ibramit, që më pas në kohën shtesë të pjesës së parë vetë Ibra të realizojë me kokë për 2:0, pas asistit të Armend Alimit.

Në pjesën e dytë Shkëndija realizoi edhe 3 gola të tjerë në rrjetën e kundërshtarit, mirëpo për të siguruar fitoren u harxhuan pak më shumë djersë, ndërsa falë një super portieri si Zahov në portë, gjithçka shkoi sipas planit, edhe pse në një moment Kirovski bëri që ‘kuqezinjtë’ të jenë më me rezerva, pasi ish futbollisti i tyre në mnuutën e 69-të ndëshkoi humbjen e penaltisë nga Gledi Mici në të 63-të, mirëpo që gjërat mos të komplikohen mendoi bomberi Besart Ibraimi, i cili në minutën e 72-të, duke iu gëzuar golit të dytë personal i dha avantazhin prej dy golave skuadrës së Shkëndijës.

Ky gol sërish solli qetësinë e duhur në taborin ‘kuqezi’, te e cila skuadër fare në fund fjalën kryesore e pati Valmir Nafiu, që realizoi dy golat e parë këtë edicion me fanellën e Shkëndijës.

Ishte kjo fitorja e dytë e njëpasnjëshme e të besuarve të trajnerit Qatip Osmani, të cilët në këtë mënyrë vetëm brenda dy javëve arritën të zbusin diferencën në pikë kundrejt Vardarit, që tashmë është vetëm dy pikë.

Leave a Reply