Alimi: E kemi ditur se herët ose vonë do të kthehemi aty ku e kemi vendin!

Triumfi ndaj Shkupit dhe barazimi i Vardarit me Bellasicën ka nxjerrë Shkëndijën e Tetovë në krye të tabelës në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë pas 13 xhirove të luajtura në sezonin e ri. Kampionët në fuqi rikthehet të pozita ku e mbyllën vjet sezonin, por kapiteni i “kuqezinjëve” Armend Alimi thekson se ende asgjë nuk është kryer pasi ka ende për tu luajtur deri në fund të sezonit.

“Është e rëndësishme që vazhdojmë me serinë e fitorëve. E kemi ditur se herët ose vonë ne do të kthehemi aty ku e kemi vendin, mirëpo nuk ka përfunduar asgjë, pasi duhet të vazhdojmë njejtë kun a presin ndeshje shumë të rëndësishme”, ka thënë pas ndeshjes kapiteni i Shkëndijës, Armend Alimi.

“Tifozët ‘Ballistët’ janë pjesë më e rëndësishme e jona. Rikthimi i tyre në tribuna na ka dhënë shtytje më shumë për të dhënë maksimumin nga vetja dhe shpresojmë të vazhdojmë njejtë edhe me përkrahjen e tyre të arrijmë qëllimet tona”, ka përfunduar Alimi.

Shkëndija të mërkurën takohet me Pobedën në kuadër të Kupës së Maqedonisë. /InfOSport.mk

Leave a Reply