Lajm i mirë për FC Shkupin në prag të ndeshjes me Shkëndijën

Java e 13-të në elitën e futbollit vendor sjellë derbin shqiptarë midis Shkëndijës dhe FC Shkupit. Është kjo pa dyshim një ndeshje që zgjon më shumë interesim, ndërsa mysafirët nga Shkupi mund të jenë të lumtur që në këtë përballje te Shkëndija do të mungojë bomberi Besart Ibraimi.

Ky i fundit rezultoi deçiziv në ndeshjen e parë të këtij sezoni të zhvilluar në Çair, kur shënoi që të dy golat në fitoren 2:1 të Shkëndijës, skuadër kjo që në 15 ndeshjet e fundit, përfshirë këtu edhe dy në kuadër të Kupës, numërin 10 fitore, 4 barazime dhe vetëm një humbje.

Në këto 15 ndeshje mes këtyre dy skadrave Besart Ibraimi numëron plotë 15 gola, ndërsa me siguri se mungesa e tij do të jetë një handikap për skuadrën tetovare që shpreson të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të zbres nga piedestali Vardarin, që aktualisht me 27 pikë, dy më shumë se Shkëndija kryeson renditjen tabelare.

Leave a Reply