Futbollistët dhe tifozët e Fenerbahçes nderojnë tifozin e tyre që vdiq nga sulmi në zemër në derbin ndaj Galatasarajit

Tifozët në fillim të takimit dhe futbollistët në fundin e takimit nderuan tifozin 22-vjeçar, Koray Şener, i cili vdiq nga një sulm në zemër gjatë derbi ndeshjes kundër Galatasarajit, që në program ishte të premten e kaluar.

Për më tepër biletën për atë ndeshje, 22-vjeçari e kishte gjetur vetëm në minutat e fundit para se të fillonte takimi, që në fund ishte mbyllur me barazimin 2:2.

Ai kishte qenë një tifoz i flaktë i Fenerbahçes, tifozët e së cilës skuadër sot kishin përgatitur një koreografi me fytyrën e tij, ndërsa futbollistët duke festuar në fund të takimit fitoren ndaj Anderlehtit bashkë me tifozët e pranishëm në stadiumin ‘Shukru Saraçogllu’ në fanellat e tyre mbanin emrin e shkruar të tifozit të tyre të flaktë që tashmë nuk ndodhet në mesin tonë.

Ndryshe Fenerbahçe sonte shënoi fitore 2:0 ndaj Anderlehtit, duke blinduar pozitën e dytë në grupin ‘D’.

Leave a Reply