Buzëqesh më në fund edhe Fenerbahçe e Elif Elmas (VIDEO)

Fenerbahçe ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e katërt në kuadër të grupit ‘D’ të Liga Europa, duke mundur belgët e Anderlehtit, njofton ‘infOSport.mk’.

Ishte kjo fitorja e parë pas 5 ndeshjeve pa fitore të gjigandëve turq, të cilët tashmë në dy ndeshje me rradhë po udhëhiqen nga Ervin Kuman, i cili kishte debutuar në atë barazim 2:2 ndaj Galatasarajit të premten e kaluar.

Fenerbahçe çështjen e fituesit e zgjodhi vetëm brenda 3 minutave gjatë pjesës së dytë, kur fillimisht Valbuena në minutën e 71-të shënoi golin e parë në rrjetën e Anderlehtit, teksa në minutën e 74-të zvicerani Mihajll Frej vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Fenerbahçe 2, Anderlehti 0.

Edhe në këtë ndeshje shkupjani Elif Elmas luajti për gjatë 90-të minutave te Fenerbahçe, skuadër kjo që tashmë e sigurtë qëndron në pozitën e dytë me 7 pikë, dy më pak se Dinamo Zagrebi i vendit të parë, që ndeshjen e saj ndaj Spartak Trnavës do ta zhvillojë me fillim në ora 21:00.

Ndërkohë me fillim në ora 16:50, përveç takimit Fenerbahçe – Anderleht, u zhvillua edhe ai ndërmjet Astanës dhe Jabllonecit, e vlefshme për grupin ‘K’, e ku në fund fitores me rezultatin 2:1 iu gëzua skuadra kazake.

Leave a Reply