E mbyll karrierën duke u mposhtur me “nokaut” në duelin e fundit!

Boksieri britanik Toni Belju e ka mbyllur karrierën me disfatë, pasi u mposhtë me “nokaut” në Mançester nga kampioni ukrainas Oleksandar Usik. Në spektaklin e organizuar mbrëmë në kategori kruzer me 90 kilogram, Usik arriti të mbrojë gjerdanin kundër ylli britanik, që për Bejlun ishte ndeshja e fundit që zhvillonte.

Ukrainasi e fitoi ndeshjen në raundin e 8-të, duke regjistruar kështu fitoren e 16-të në karrierë, 12 prej të cilave me “nokaut”. Me këtë fitore Usik vazhdon të mbajë katër titujt si VBA Super, VBC, IBF dhe VBO në kategorinë deri në 90 kg.

 

Leave a Reply