Atalanta mposht Interin, gol shënon edhe Xhemshiti

Atalanta ka mundur Interin me shifra 4:1 në kuadër të xhiros së 12-të në Seria A të Italisë, ndërsa në listën e golashënuesve është përfshirë edhe mbrojtësi shqiptar Berat Xhemshiti. Ky i fundit e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa golin e gjeti dy minuta para fundit për epërsi të Atalantës 3:1.

Golat tjerë për Atalantan i shënuan Hateboer, Mançini dhe Gomez, ndërsa për Interin golin e vetëm e realizoi Ikardi. Kujtojmë se skuadra nga Milano e mbylli takimin me një lojtar më pak, pasi Brozoviq u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë.

 

Leave a Reply