Umit Karan: Nëse luajm si me Vardarin edhe si mysafirë, do të arrijmë suksese

Shkupi fitoi derbin me Vardarin dhe përmirësoi sado pak gjendjen në renditjen tabelare në elitën e kampionatit vendor. Trajneri i turk i skuadrës nga Çairi Umit Karan ka vlerësuar lojën e zhvilluar ndaj rivalit të djeshëm, ndërsa ka potencuar se nëse luajmë edhe në vijim e sidomos në ndeshje si mysafirë në këtë ritëm, do të prekim suksese edhe tjera.

“Pikë së pari dua ti falenderoj tifozët e Shkupit për përkrahjen.Lojtarët e dhanë maksimumin dhe ne po mundohemi të gjejmë lojtarë të rinj. Javën e kaluar kemi pasur lojtarë të cilit ishin nën 18 vjet. Shpresoj që do të arrijmë të kapim nivelin e duhur por duhet të kemi durim. Nëse luajmë jashtë ashtu siç kemi luajtur sot do të kemi suksese. I përgëzoj lojtarët edhe njëherë pë fitoren”, ka thënë Umit Karan.

Leave a Reply