Triçkovski: Të shfrytëzojmë mundësinë historike për kualifikim në një garë madhore

Nuk pres fitore të lehtë. Kështu e nisi deklaratën e tij njëri prej sulmuesve te përfaqësuesja e Maqedonisë, Ivan Triçkovski, lidhur me pritjet e tij personale por edhe të ekipit për ndeshjen e sotme ndaj Gjibraltarit në Shkup.

Ai thotë se Gjibraltari luan një futboll difenziv, dhe kjo do ua vështirësojë punët për të arritur deri te një fitore e lehtë, edhe pse pranon se kjo është një mundësi historike për kualifikim në një garë madhore për Maqedoninë.

“Nuk pres fitore të lehtë. Gjibraltari luan futboll defanziv. Megjithatë, pres përkushtimi nga të gjithë ne të jetë në nivel më të lartë. Vetëm ashtu mund të bëjmë fitorja të vijë më lehtë. Synojmë të shënojmë sa më shumë gola, por kjo nuk arrihet lehtë kundër përfaqësueseve defanzive. Sido që të jetë, kemi mundësi historike për kualifikim në një garë madhore dhe shpresoj të kemi sa më shumë mbështetje dhe bashkë me tifozët të festojmë në fund”,  deklaroi Ivan Triçkovski.

Maqedonia dhe Gjibraltari takohen sonte në  ‘Telekom Arena’ me fillim në ora 20:45, ndërsa drejtësia i është besuar arbitrit kazak, Sakhi.

Leave a Reply