Ndihmësi i Angellovskit, Xhengis Rexhepi skenoi Kosovën përballë Azerbejxhanit

Kosova edhe zyrtarisht do të jetë kundërshtari i Maqedonisë në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Skuadra ‘Dardane’ sonte në Prishtinë demoloi Azerbejxhanin, duke u konfirmuar si e para në grupin 3 të Ligës D, të Kombeve, ndërsa kjo mjaftonte që në gjysmëfinale të kemi një super përballje midis dy përfaqësueseve që vijnë nga Ballkani.

Në rolin e ‘spiunit’ nga tabori i Maqedonisë në këtë ndeshje ishte ndihmësi i Igor Angellovskit, Xhengis Rexhepi, i cili me siguri se ka pasur se çfarë të regjistrojë në fletoren e tij.

Kosova në këtë përballje shënoi fitore të madhe 4:0, ku me 3 gola shkëlqeu Arbër Zeneli, ndërsa nuk mungoi performanca e mirë e gjithë futbollistëve të tjerë kosovar, ku vlen të përmendet se e gjithë 11-sha por edhe 3 futbollistët e inkuadruar gjatë pjesës së dytë luajnë jashtë Kosovës dhe kanë minutazh mjaft të mirë në skuadrat e tyre.

Leave a Reply