Askush si Arbër Zeneli! (VIDEO)

Arbër Zeneli, ka shkëlqyer mbrëmë ndaj Azerbejxhanit duke shënuar 3 gola në atë fitore historike 4:0.

Në këtë mënyrë 23-vjeçari i skuadrës holandeze të Herenvenit bëhet futbollisti i parë i përfaqësueses së Kosovës që realizon ‘hat-trik’. Një gol tjetër mbrëmë për Kosovën realizoi edhe qendërmbrojtësi, Amir Rrahmani, që luan me Dinamo Zagrebin në Kroaci.

Shijojeni spektaklin dhe golat e Kosovës ndaj Azerbejxhanit

Shijojeni spektaklin dhe golat e Kosovës ndaj AzerbejxhanitKOSOVA – AZERBEJXHANI 4:0(A. Zeneli 2', 50', 76', A. Rahmani 61')

Публикувахте от infosport.mk в Вторник, 20 ноември 2018 г.

Hat-triku im i parë në karrierë dhe ndodhi për vendin tim. Moment që kurrë s’do ta harroj‘, – ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale.

Ndryshe ndeshja e mbrëmshme ndaj Azerbejxhanit për Arbër Zenelin ishte e  12-ta me fanellën e Kosovës, ku ka shënuar edhe 6 gola, duke qenë njëherit edhe golashënuesi më i mirë i ‘Dardanëve’.

Leave a Reply