Vidal largohet nga Barcelona, rikthehet sërish në ‘Serie A’

Arturo Vidal edhe përfundimisht do të largohet nga Barcelona. Kiliani, i cili verën e kaluar iu bashkua klubit ‘katalunas’ nga Bajern Munihu, assesi nuk po ia del të siguroj një vend titullari në ekipin e Valverdes.

Sipas medieve italiane, Vidal nuk është i lumtur tek Barcelona. Mesfushori kilian thuhet se i është vetofruar Milanit dhe se “Rossonerët” po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të kilianit, i cili gjithashtu është i lidhur edhe me rikthimin në ish-klubin e tij, Juventus.

Leave a Reply