Edhe futbollistët kosovar do të shpërblehen me nga 500 mijë euro

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi, ka propozuar që në mbledhjen e radhës së Qeverisë kosovare në rend të ditës të futet marrja e vendimit për ndarjen e 500 mijë eurove për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ky propozim bëhet duke u bazuar në premtimin e kryetarit Kuvendit, Kadri Veseli, dhe në akordim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe duke marrë parasysh kualifikimin e përfaqësueses kosovare në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Ligën D dhe avancimin e Kosovës në Ligën C të Ligës së Kombeve. Sipas këtij propozimi kërkohet që futbollistëve ‘dardan’ të ju  ndahen 500 mijë euro, në mënyrë që Kombëtarja gjatë fazës përgatitore për kualifikimet e radhës t’i ketë të gjitha kushtet e mundshme për përgatitje.

Me këtë rast ministri Gashi ka deklaruar se “Ndarja e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, ka kaluar nëpër të gjitha fazat procedurale të parashikuara nga Rregullorja e Punës së Qeverisë dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore, andaj rekomandoj aprovimin e tij”.

“Është një obligim i yni t’i përkrahim futbollistët e Kombëtares së Kosovës, për vazhdimin e sukseseve të tyre duke na prezantuar me dinjitet dhe që na bëjnë të ndihemi krenar të gjithëve”, është shprehur ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Gashi.

Leave a Reply