Rabotniçki i hakmerret me kamatë Makedonija Gj.P (VIDEO)

Rabotniçki i është hakmarrë me kamatë skuadrës së Makedonija Gj.P për disfatën në ndeshjen e parë të këtij sezoni, kur në Gjorçe Petrov kishte mundur ‘romantikët’ me rezultatin 3:0. Sot skuadra nga Parku i Qytetit, që tashmë udhëhiqet nga Zhikica Tasevski, shënoi fitore 5:1 ndaj Makedonija Gj.P, ndaj së cilës skuadër do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër, atë të kthimit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë.

Goli i Petar Petkovskit ndaj Makedonija GJ.P

Goli i Petar Petkovskit ndaj Makedonija GJ.P RABOTNIÇKI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(P. Petkovski 29')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 ноември 2018 г.

Fitoren e ‘romantikëve’ e paralajmëroi Petar Petkovski, i cili i ndihmuar nga njëri prej mbrojtësve të Makedonija Gj.P, në minutën e 29-të shënoi për 1:0. Nuk vonoi shumë dhe vetëm një minutë më vonë, mbrojtësi Filip Mishevski shënoi në rrjetën e gabuar, duke i mundësuar skuadrës vendase që në pushim të shkoj me dy gola epërsi.

Autogoli i Mishevskit ndaj Rabotniçkit

Autogoli i Mishevskit ndaj Rabotniçkit RABOTNIÇKI – MAKEDONIJA GJ.P 2:0(F. Mishevski 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 ноември 2018 г.

Filip Petkovski pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e Makedonija GJ.P, skuadër kjo e cila u kundërpërgjigjë me anë të Ilirid Ademit, i cili shënoi një super gol në minutën e 70-të, duke zbutur epërsinë e vendasve në 3:1.

Super goli i Ilirid Ademit ndaj Rabotniçkit

Super goli i Ilirid Ademit ndaj Rabotniçkit

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 25 ноември 2018 г.

Megjithatë Rabotniçki deri në mbyllje të takimit realizoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me anë të kolumbianit Sebastian Herera (82’), i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë dhe më pas në minutën e parë shtesë edhe një tjetër me anë të goleadorit të skuadrës, Petar Petkovski, që realizoi golin e dytë personal dhe të 5-tin për Rabotniçkin, transmeton ‘infOSport.mk’.

Me këtë fitore skuadra e trajnerit Tasevski tashmë numëron 23 pikë, duke ngushtuar diferencën ndaj skuadrës së tretë në tabelë, Akademia Pandev në vetëm 3 pikë, ndërkohë Makedonija GJ.P mbetet në kuotën e 17 pikëve, që e rendisin këtë skuadër në pozitën e 8-të.

Leave a Reply