Një tjetër futbollistë i lënduar te Barcelona

Barcelona është kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Mbretit në Spanjë, por ka humbur për dy javë sulmuesin brazilian, Malkom.

21-vjeçari ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë që do ta lërë jashtë fushave për sfidat e radhës përballë, Espanjollit dhe Levantes në La Liga si dhe ndaj Totenhamit në Ligën e Kampionëve.

Pas një starti të vështirë, Malkom ka filluar të marrë besimin e trajnerit Valverde, mirëpo ja që tani është i obliguar që të pushoj për shkak dëmtimit të pësuar në ndeshjen e së mërkurës ndaj Leonesas në kuadër të 1/16 së finales, në të cilën ndeshje Barcelona shënoi fitore me rezultatin 4:1.

Leave a Reply