Totenhami rikthen pozitën e tretë pas fitores ndaj Lesterit (VIDEO)

Totenhami shumë shpejtë ka rikthyer pozitën e tretë në renditje në Premierligë, pasi sonte mundi Lesterin në transfertë me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së 16-të, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra e trajnerit Poçetino vetëm disa orë më parë kishte humbur pozitën e tretë nga rivali lokal i Çelzit, skuadër kjo që në derbin e javës mundi Mançester Sitin me rezultatin 2:0.

Hueng Min Son në minutën e fundit të pjesës së parë kaloi në epërsi Totenhamin, teksa Dele Ali në minutën e 58-të vulosi fitoren e ‘spërsave’, që tashmë ka vetëm 5 pikë më pak se Siti i vendit të dytë. Në anën tjetër Lester Siti mbetet në pozitën e 9-të me 22 pikë të tubuara.

Leave a Reply