Spartak Moska i ofron Levantes 13 milionë euro për Enis Bardhin

Shkëlqimi i Enis Bardhit në La Liga me skuadrën e Levantes ka tërhequr vëmendje të madhe nga shumë klube të njohura të futbollit europian. Të fundit që kanë “trokitur”në dyert e Levantes për shqiptarin nga Shkupi është skuadra e Spartak Moskës.

Skuadra ruse ka ofruar 13 milionë euro për t’i fituar shërbimet e Enis Bardhit. Përveç Spartak Moskës, për shkupjanin interesohen edhe Valencia dhe Lajpcingu.

Leave a Reply