Turpërohen dy skuadrat favorite, Reali i Madridit dhe Roma!

Nata e sontme në Ligën e Kampionëve ka nisur me dy rezultate befasuese. Dy skuadrat favorite të grupit ‘G’, Reali i Madridit dhe Roma u mundën nga kundërshtarët e tyre, duke paralajmëruar një natë jo të qetë në vazhdim për skuadrat favorite, shkruan ‘infOSport.mk’.

Reali i Madridit u turpërua midis Santiago Bernabeut, duke u mundur 0:3 nga CSKA-ja e Moskës, që megjithatë mbylli aventurën europiane, pasi vendi i tretë në këtë grup i takoi Viktoria Plzenit, që në terren vendas mundi Romën me rezultatin 2:1. Pavarësisht gol-averazhit më të dobët të skuadrës çeke, këta të fundit siguruan pozitën e tretë dhe kualifikimin në ndeshjet në grupe të Liga Europa. Viktoria Plzen dhe CSKA-ja e Moskës pas 6 xhirove në grupin ‘B’, kishin tubuar nga 7 pikë, mirëpo dueli i drejtëpërdrejtë u mundësoi çekëve që të vazhdojnë aventurën europiane edhe në pranverë.

Ndryshe më të merituar për fitoren 2:1 të Viktoria Plzen ndaj Romës ishin, Kovarik (62’) dhe Çory (71’), teksa golin e vetëm për ‘ujkeshën romake’ e realizoi turku, Xhengiz Under në minutën e 68-të.

Në anën tjetër Realin e Madridit midis Bernabeut e turprëuan Çalov (37’), Shenikov (43’) dhe Sigurdson (73’).

Pavarësisht kësaj disfate, Reali i Madridit e mbylli fazën e grupeve në pozitën e parë me 12 pikë, 3 më shumë se Roma në pozitën e dytë, skuadra këto që megjithatë do të luajnë në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply