UEFA vjen me një ndryshim të madh, ndeshjet e Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohen të marteve dhe të mërkureve!

Liga e Kampionëve, kompeticioni më i rëndësishëm europian në nivel klubesh do të vijë me një tjetër ndryshim të madh.

Udhëheqësit e organizatës evropiane të futbollit po mendojnë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të mos zhvillohen gjatë të marteve dhe të mërkureve, por gjithçka të zhvendoset për në fundjavë (të shtuneve dhe të dielave).

Por përveç kësaj, Liga e Kampionëve do të bëjë “rokadën” duke zhvendosur ndeshjet e kampionateve respektive të martën dhe të mërkurën.

Ideja për këtë ndryshim është paraqitur nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, dhe nga i pari i Shoqatës Evropiane të Klubeve të Evropës, Andrea Anjelli.

I njëjti burim thotë se presidenti i Juventusit u sugjeroi zvogëlimin e ligave nacionale për ta bërë këtë ide më të lehtë, por propozimi i tij u refuzua menjëherë nga Bundesliga.

Gjithashtu në Ligën e Kampionëve u vendos që prej fazës së grupeve të përdoret teknologjia VAR, që tashmë gjenë aprovimin në disa prej ligave më të fuqishme europiane.

Leave a Reply