Ikardi rikthen Interin drejt fitoreve (VIDEO)

Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi sërish doli të jetë heroi i ‘neroaxurrëve’. 9-shi i skuadrës milaneze i siguroi fitoren minimale 1:0 skuadrës së tij përballë Udinezes në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në ‘Serie A’.

Ikardi me mjaft mjeshtëri realizoi golin nga pika e bardhë, e akorduar vetëm me ndihmën e VAR-it në minutën e 76-të.

Në këtë mënyrë futbollistët e Luçiano Spalletit iu rikthyen fitoreve, pasi në tre ndeshjet e fundit kishin regjistruar 2 barazime dhe një disfatë. Ata kishin barazuar 2:2 me Romën, që më pastaj të pësonin në derbin e madh ndaj Juventusit me rezultatin 1:0, ndërsa barazuan 1:1 në ndeshjen e fundit ndaj PSV Ajndhovenit, duke humbur rastin që të kualifikohen për në fazën e eliminimit të Ligës së Kampionëve Europian.

18 herë kampionët e Italisë ishin dukshëm skuadër më e mirë në fushën e blertë, me ç’rast në fund me plotë meritë arritën deri tek fitorja e 10-të sezonale, që e mban këtë skuadër të sigurtë në pozitën e tretë me 32 pikë, 6 më shumë se Milani i vendit të katërt.

Në anën tjetër për Udinezen e Valon Behramit, që luajti për gjatë 90-të minutave, ishte kjo disfata e 9-të, duke u renditur kështu vetëm në pozitën e 17-të me 13 pikë të tubuara.

Leave a Reply