Junajtedi i vazhdon kontratën Marsialit

Drejtuesit e Mançester Junajtedit kanë vendosur të aktivizojnë klauzolën në marrëveshjen me sulmuesin Antoni Marsial, me ç’rast kontrata e tij e përfunduar vazhdohet automatikisht edhe për një vit tjetër, njoftojnë mediat angleze.

Në ndërkohë francezi ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re 5-vjeçare me ‘Djajtë e Kuq’.

‘Nuk mendoj se bisedimet rreth kontratës së re të Marsial me klubin do të përfundojnë pozitivisht. Junajtedi na vuri disak kushte, të cilat nuk përputhen me pritjet tona’ – tha agjenti i futbollistit të Junajtedit, Filip Lambolet për radio ‘Monte Karlo’.

Gjatë këtij sezoni sulmuesi francez me fanellën e ‘Djajve të Kuq’ ka regjistruar 19 ndeshje dhe 8 gola.

Leave a Reply