Klop ‘shkarkon’ për të tretën herë Murinjon!

Vetëm disa ditë pas disfatës 1:3 ndaj Liverpullit në ‘Enfilld Roud’, Mançester Junajtedi vendosi të shkarkojë trajnerin Hoze Murinjo. Para këtij derbi portugezi kishte akuzuar trajnerin e Liverpullit, Jurgen Klop, duke potencuar se gjermani nuk kishte fituar asnjë trofe që nga ardhja te kjo skuadër.

Kjo e fundit është fakt, mirëpo Klop mund të lëvdërohet se për të tretën herë në karrierë luan rol në shkarkimin e Murinjos.

Gjatë vitit 2013-të kur ai drejtonte Dortmundin, kishte mundur Realin e Madridit me rezultatin 4:1 në ‘Sinjal Iduna Park’, duke eliminuar klubin ‘madrilen’ në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Europian. Ky eliminim bëri që ekipi ‘mbretëror’ të mbetet pa asnjë trofe atë edicion, ndërsa një muaj më vonë drejtuesit e Realit vendosën të shkarkojnë Murinjon.

Gjatë tetorit të vitit 2015-të, Liverpulli me në krye Jurgen Klop mundi Çelzin me rezultatin 3:1. Ajo disfatë bëri që skuadra londineze të renditet në pozitën e 15-të me vetëm 11 pikë të tubuara nga 11 ndeshje. Vetëm disa javë më vonë, Abramoviç i tregoi derën Murinjos.

Sot tifozët e Liverpullit janë të gëzuar, për faktin se sipas tyre Klop ka regjistruar ‘hat-trik’ përballë Murinjos, pasi edhe kësaj rradhe ndikoi në shkarkimin e portugezit.

Leave a Reply