Perez rikthen Murinjon te Reali i Madridit

Pas shkarkimit të djeshëm nga rradhët e Mançester Junajted, Hoze Murinjo sërish do të drejtojë një skuadër të madhe europiane. Informacionet e fundit që vijnë nga Spanja, bëjnë me dije se Murinjo do të marrë drejtimin e Realit të Madridit.

Sipas këtyre informacioneve, drejtuesit ‘madrilen’ që disa javë më parë kanë bërë kontaktet e para me Murinjon, pasi nuk kanë besim tek trajneri i tyre aktual, Santiago Solari.

Murinjo duket se ishte në dijeni se do të shkarkohej para afatit të janarit, pasi edhe ai e vetë  dëshiron një rikthim në ‘Santiago Bernabeu’.

Florentino Perez tashmë ka filluar kontaktet me portugezin, ndërsa marrëveshja thuhet se mund të mbyllet që tani, edhe pse Murinjo drejtimin e Realit të Madridit do ta merrte vetëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Leave a Reply