Aston Villa përforcohet me një nënkampion Bote

Portieri i skuadrës belge të Gent, Lovre Kaliniç është në bisedime të avansuara me Aston Villën, ka njoftuar ‘Sky Sports’.

Të dy klubet kanë arritur marrëveshje për shumën e 7 milion sterlinave, ndërsa tashmë mbetet që edhe vetë Kaliniç të arrijë marrëveshje me klubin anglez për kushtet personale.

Portieri Kaliniç tashmë një kohë të gjatë është në radarin e Aston Villas. Skuadra nga ‘Championship’ edhe vitin e kaluar ishte shumë pranë transferimit të gardianit kroat, mirëpo atë kohë marrëveshja dështoi për shkak se skuadra nga ‘Villa Park’ nuk arriti që të sigurojë një vend për në Premierligën angleze.

Kalilniç është fëmijë i Hajdukut, ndërsa pjesë e Gent është që nga viti 2017-të. Ai ishte pjesë e kombëtares kroate, që në Botërorin e fundit të këtij viti arriti që të luaj në finalen e madhe.

Lovre Kaliniç me Kroacinë numëron 14 ndeshje, ndërsa ishte pjesë edhe e ndeshjes ndaj Anglisë, në të cilën kroatët pësuan disfatë 1:2 në ‘Uembli’ në kuadër të ndeshjeve të Ligës A të Kombeve.

Aston Villa aktualisht mban pozitën e 8-të në Championship, me dy pikë larg pozitave që sigurojnë ndeshjet e ‘Play-off-it’.

Leave a Reply