Barcelona gati dy afrimet e para në janar

Barcelona është gati të ndezë tregun e janarit, pasi është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për transferimin e dy mesfushorëve më të kërkuar në Europë.

I pari është mesfushori i Paris Sen Zhermenit, Adrien Rabiot, i cili tashmë një kohë më të gjatë ka paralajmëruar largimin nga ‘Parku i Princërve’, teksa emri i dytë, është ai i holandezit, Frenkie De Jong, për të cilin ‘katalunasit’ janë të gatshëm të paguajnë rreth 60 milionë euro, për ta marrë atë që në muajin janar, ndonëse kjo tratativë është komplikuar në orët e fundit.

Kjo pasi në garë është futur edhe gjigandi gjerman, Bajerni i Munihut, që ka rritur ofertën në 70 milionë euro dhe rrezikohet të krijohet një ankand i vërtetë për shërbimet e talentit holandez, i cili gjatë këtij gjysmësezoni ka regjistruar 15 ndeshje dhe 4 gola.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply