Shkupi shumë afër mbijetesës

Shkupi është shumë fare pranë mbijetesës në elitën e futbollit vendor, pasi sot në ndeshjen e parë të balotazhit mundi Novacin me rezultatin 4:1, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu ishin të shkëlqyeshëm në përballjen që u zhvillua në Shtip, duke kryer punën që gjatë 45 minutave të para, kur edhe bënë diferencën. Shkupi shënoi 3 gola brenda 45 minutave të para, ndërsa i pari që hapi serinë e golave ishte Ermedin Adem, kur në minutën e 11-të shënoi për 1:0.

Nuk vonoi shumë dhe mesfushori Muarem Bajrami realizoi edhe golin e dytë për Shkupin, ndërsa sulmuesi Emanuel Mbella doli në skenë në minutën e 31-të, duke shënuar edhe golin e tretë që u tregua edhe si i fundit gjatë 45 minutave të para.

Pjesa e dytë ishte më e barazpeshuar, me një Shkup që me vetëdije u tërhoq mirëpo në vazhdimësi duke kërkuar edhe një gol plus në rrjetën e kundërshtarit, që e arriti Fatmir Arifi në minutën e 73-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimi, Shkupi – Novaci 4:1.

Ndryshe golin e vetëm për skuadrën nga Manastiri e realizoi Kotevski në minutën e 69-të.

Me këtë rezultat Shkupi me shumë gjasa do sigurojë mbijetesën, mirëpo gjithmonë nëse “bardhekaltërit” nga Çairi përsërisin të paktën një lojë të këtillë edhe në ndeshjen e kthimit, që në program është me datë 07 qershor, dhe sërish në Shtip.

Leave a Reply