ZYRTARE, Monako transferon brazilianin e Shalke 04, Naldo

Skuadra e Monakos që këtë vit ndryshe nga herave tjera po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit francez, ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit 36-vjeçar të Shalke 04, Naldo.

Braziliani me skuadrën nga Monte Karlo ka nënshkruar kontratë një vjeçare për një shumë prej 1.2 milion euro.

Gjatë këtij sezoni Naldo me ekipin gjerman kishte regjistruar 13 ndeshje. Ndërkohë Monako është shumë afër për të siguruar edhe shërbimet e mesfushorit spanjoll të Çelzit, Cesk Fabregas.

Leave a Reply