Veprimi i Poll Pogba që u bë hit në rrjetet sociale

Me largimin e Hoze Muinjos, francezi Poll Pogba është ringjallur te Mançester Junajtedi. Kampioni i Botës po shkëlqen ndeshjet e fundit të ‘Djajve të Kuq’, madje duke qenë edhe protagonist absolut në fitoret e fundit të skuadrës së tij, që tashmë udhëhiqet nga norvegjezi, Ole Gunar Solskjaer.

Por, francezi nuk është kurrë i kënaqur dhe ka dashur të tregojë se është një yll edhe gjatë një interviste të dhënë për kanalin zyrtar të klubit.

Në çfarë mënyrë? Duke kontrolluar me thembër një top të nisur nga larg dhe e ka vazhduar intervistën normalisht si të mos kishte ndodhur asgjë.

Për më tepër shihni videon më poshtë:

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply