Çelzi fiton dhe Njukasëll J. në zonën e ftohtë dërgon (VIDEO)

Çelzi ka marrë edhe fitoren e tretë në 4 ndeshjet e fundit në Premierligë, pasi sot në ‘Stemford Brixh’ me rezultatin 2:1 mundi Njukasëll Junajtedin e Rafa Benitez. Me këtë disfatë skuadra nga ‘Sent Xhejms Park’ tashmë renditet në zonën e ftohtë, duke rrezikuar rrënien nga Premierliga, teksa ‘blutë’ e Londrës mbeten në pozitën e katërt me 47 pikë.


GOLAT NGA NDESHJA ÇELZI-NJUKASËLL J. NDIQENI KËTU.


Spanjolli Pedro në minutën e 9-të kaloi në epërsi Çelzin e Mauricio Sarrit, teksa Njukasëll Junajtedi falë golit të shënuar nga mbrojtësi Klark në minutën e 40-të, bëri që këto dy skuadra në pushim të shkojnë me shifra të barabarta (1:1).

Për fitoren e 14-të sezonale të Çelzit në 22 javë kampionat u përkujdes braziliani Vilian me golin e realizuar në minutën e 57-të.

 

 

Leave a Reply