Ish sulmuesi i Shkëndijës vazhdon karrierën te Gjilani

Shpend Asani ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën e Kosovës, te skuadra e Gjilanit, njofton ‘infOSport.mk’.

Ish sulmuesi i Shkëndijës, i cili së fundmi ishte pjesë e Vëllazërimit të Kërçovës në Ligën e Dytë Perëndim, me skuadrën gjilanase ka nënshkruar deri në qershorin  e vitit 2020.

Asani hapat e parë si futbollist i bëri te skuadra nga vendlindja e tij, Shkëndija e Tetovës, ndërsa gjatë karrierës së tij përveç me Vëllazërimin ka luajtur si i huazuar edhe te FC Shkupi.

Përveç 22-vjeçarit Asani, skuadra e Gjilanit gjatë këtij afati kalimtarë ka nënshkruar gjithashtu edhe me mbrojtësin Vilson Lila, si dhe dy mesfushorët Klejdi Koçi dhe Semir Haxhibuliç.

Leave a Reply