Nehar Sadiki flet si pjesë e Renovës

Futbollisti kumanovar, Nehar Sadiki, i cili nuk arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Slovan Bratislavës për të qenë pjesë e tyre, prej sot edhe zyrtarisht është pjesë e Renovës, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë amatore, me qëllim që nëse do i jepej mundësia për tu transferuar jashtë vendit, të mos has në probleme.

‘Jam i kënaqur që kam marrëveshjen me  KF Renovën dhe besoj që do të  jetë  një sukses  për  mua në karrierën time. Besoj që do të kaloj shumë mirë dhe premtojë se do të japi maksimumin që ta ndihmojë klubin dhe ambiciet e tyre. Tifozëve  iu premtoj që do të japë  qindpërqindshin tim në çdo ndeshje, në çdo stërvitje  për të arritur  çdo sukses dhe normal  Europën’ – deklaroi për Klan Maqedoni, futbollisti Nehar Sadiki.

Mbrojtësi 20 vjeçar nga Kumanova i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Rabotniçkin, Euromilkun dhe Milanon e Kumanovës, bëhet futbollisti i 7-të që i bashkohet Renovës gjatë këtij afati kalimtarë pas Ermedin Adem, Bojan Miovski, Burhan Mustafov, Emanuel Mbella, Ersin Fetahit, dhe portierit Vullnet Islami.

Leave a Reply