Juventusi nuk ndalet dot as nga Lacio e Strakoshës (VIDEO)

Juventusi vazhdon marshimin e sigurtë në kampionatin italian. Skuadra e trajnerit Masimiliano Allegri sonte në ‘Olimpiko’ arritën që të mposhtin me përmbysje Lacion e Thomas Strakoshës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë në minutën e 59-të, Emre Xhan kaloi në avantazh skuadrën ‘laciale’ pas një goli të gabuar me kokë në rrjetën e Shçezni.

Kur u mendua se do të ishte skuadra e Inzagit ajo që do të triumfonte në këtë përballje, kampionët në fuqi mblodhën forcat dhe arritën të përmbysnin gjithçka.

Në minutën e 74-të, Kanselo barazoi shifrat, ndërkohë dy minuta nga fundi, Ronaldo përmbysi gjithçka, falë një goli të shënuar nga pika e bardhë.

Ishte kjo fitorja e 19-të në kampionat për ‘Zonjën e Vjetër’ në 21 javë kampionat, me ç’rast vazhdojnë bindshëm të kryesojnë renditjen, tashmë me +11 pikë ndaj Napolit të vendit të dytë, që ka 48 pikë, teksa Lacio me 32 pikë tashmë renditet në pozitën e 8-të.

Në kuadër të xhiros së 22-të skuadra e Allegrit do të mirëpresë Parmën, teksa Lacio do të udhëtojë në transfertë për t’u ndeshur me Frosinonen.

Leave a Reply