Super Shkëndija shumë e fortë edhe për rusët e Orenburg (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalia të Turqisë, aty ku sot ‘kuqezinjtë’ e Qatip Osmanit mundën rusët e Orenburgut me rezultatin e pastërt 2:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Nga një gol në secilën pjesë shënuan futbollistët e Shkëndijës, me Eminin, i cili realizoi sërish, kësaj rradhe duke kaluar në epërsi Shkëndijën me golin e shënuar në minutën e 38-të.

Goli i Izair Eminit ndaj Orenburg

Goli i Izair Eminit ndaj Orenburg NDESHJE MIQËSORE, ANTALIA – TURQISHKËNDIJA – ORENBURG 1:0(Izair EMINI 38')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 28 януари 2019 г.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë një gol tjetër shtoi edhe i riu Omar Imeri, kur në minutën e 71-të edhe për herë të dytë shënoi në rrjetën e Dovbnja, i cili në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë në vend të Frolov.

Goli i Omar Imerit ndaj Orenburg

Goli i Omar Imerit ndaj Orenburg NDESHJE MIQËSORE, ANTALIA – TURQI SHKËNDIJA – ORENBURG 2:0(Omar IMERI 71')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 28 януари 2019 г.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë kontrolluese, e cila për shkak kushteve të rënda klimatike zgjati vetëm 37 minuta, Shkëndija shënoi dy gola përballë ekipit zviceran të Grasshopersit.

Leave a Reply