Junajtedi i Solskjaer shpëton fare në fund, vazhdon seria e ndeshjeve pa disfatë (VIDEO)

Mançester Junajtedi me Ole Gunar Solskjaer frymon shumë më ndryshe. Një gjë të tillë kjo skuadër dëshmoi edhe sonte në ndeshjen e javës së 24-të në Premierligë, ku edhe përkundër faktit se ishte në disavantazh prej dy golave deri në 3 minuta para fundit të takimit, në fund i’a doli të marrë një barazim 2:2, njofton ‘infOSport.mk’.


GOLAT NGA NDESHJA MANÇESTER J. – BËRNLI, NDIQENI KËTU.


Bërnli falë golave të shënuar nga Barns (51’) dhe Vud (82’) avansonte me rezultatin 2:0, mirëpo një gol i Pogbas nga penaltia në minutën e 87-të dhe ai i mbrojtësit Lilndelof në minutën e dytë shtesë të takimit bënë që Junajtedi të mos njoh disfatën në erën e Solskjaer.

Leave a Reply