Asgjë nuk është Besa e Pejës, çfarë është Elazigspori turk! 22 përforcime brenda 2 orëve!

Skuadra kosovare e Besës nga Peja gjatë afatit kalimtarë të dimrit kishte transferuar plotë 15 futbollistë të rinj, dhe një gjë e tillë kishte përbërë lajmin kryesor në mediat shqiptare. Mirëpo një tjetër lajm i pabesueshëm vjen nga Turqia, e që ka të bëjë me skuadrën e Elazigspor.

Klubi turk, që garon në Ligën e dytë, ka kryer një operacion gjigant në merkato. Ata kanë ofruar 22 futbollistë dhe gjithçka ka ndodhur brenda… dy orëve!

12 prej tyre janë blerë përfundimisht, ndërsa dhjetë të tjerë kanë ardhur në huazim. Një rekord absolut në botën e futbollit, madje Elazigspori mund të përfundojë dhe në librat ‘Guinness’.

Por vallë pse drejtuesit e Elazigspor vendosën të prisnin momentet e fundit të merkatos për të vepruar? Arsyeja është se Federata turke i kishte bllokuar merkaton klubit që renditet në vendin e parafundit në Ligën e Dytë, ndërsa me përforcimet e reja, drejtuesit e kësaj skuadre shpresojnë të mbijetojnë në fund të sezonit.

Ata kanë qenë në kontakte të vazhdueshëm me Federatën dhe sapo kanë marrë lejen për të bërë merkato, ata kanë “shpërthyer” duke mbyllur plot 22 marrëveshje.

Leave a Reply