Patrioti me ‘bateria’, braktisi mbrëmjen për shkak gjuhës shqipe, iu gëzohet golave të shqiptarëve si i çmendur!

Patrioti me ‘bateria’, apo më mirë thënë lojtari me numër 5 lëshoi gala mbrëmjen e Agjensionit për Rini dhe Sport, kur kjo e fundit ndante çmimin e më të mirëve për vitin që lamë pas, për shkak se në të u fol në gjuhën shqipe, ndërsa i njëjti sonte iu gëzoheshe golave të lojtarëve shqiptarë që përfaqësuan Maqedoninë, dhe që mbi të gjitha po këta shqiptarë mundën kombëtaren e Shqipërisë.

Vallë kush na qenka më patrioti në këtë rast, ky lojtari me numër 5, apo lojtarët shqiptarë që me dinjitet përfaqësuan shtetin e tyre ku jetojnë dhe veprojnë Maqedoninë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte falë golave të shënuar nga Sadat Ziberi (2 gola) dhe Erkan Seferi mundën Shqipërinë me rezultatin 3:2, duke siguruar në këtë mënyrë vendin e parë në grupin parakualifikues,  me ç’rast siguruan një vend për në fazën ‘Elite Round’, ku i presin përballjet me Ukrainën, Slloveninë dhe Kosovën. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen në Ukrainë.

Leave a Reply