Valverde vazhdon kontratën me Barcelonën

Ernesto Valverde do të jetë trajner i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi “katalunas” njoftoi se kanë arritur marrëveshje me spanjollin për të vijuar bashkëpunimin për sezonin 2019-20, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Ndryshe nga trajnerët e mëdhenj që marrin kontrata afatgjate, Barcelona po shkon në një rrymë të kundërt duke rinovuar për herë të dytë me nga një vit me trajnerin Valverde.

Që kur ka marrë drejtimin e Barçës, Valverde ka zhvilluar 96 ndeshje zyrtare, prej të cilave ka fituar 65, 22 ka barazuar dhe është mundur në 9 përballje.

Në sezonin e tij të parë në “Kamp Nou” ai ka fituar kampionatin dhe Kupën e Mbretit, ndërsa këtë sezon ka shtuar edhe trofeun e Super Kupës së Spanjës.

Leave a Reply