Vëllazërimi dhe Labunishta barazojnë në Strugë

Vëllazërimi ka barazuar 2:2 ndaj Labunishtit në ndeshjen e fundit të zhvilluar në kuadër të fazës së përgatitjeve, që kjo skuadër i zhvilloi në Ohër, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Strugë të dyja skuadrat luajtën një futboll të hapur me shumë raste dhe në fund 4 gola të shënuar, nga dy në secilën pjesën.

Vëllazërimi në dy raste ndodhej në disavantazh, mirëpo falë golave të shënuar nga  Qufli Fejzuli dhe Albulen Imer në fund erdhi deri te barazimi, që ishte i treti në kuadër të fazës së përgatitjeve, pas atyre ndaj Struga Trim Lum (1:1) dhe Korabit (1:1). Fitoren e vetme në ndeshjet e zhvilluara miqësore gjatë kësaj faze, Vëllazërimi e kishte arritur ndaj Vardar Forinës, teksa ishte mundur nga Sileksi me rezultatin 2:0, transmeton “infOSport.mk”.

Dita e djeshme ishte e 17-ta me rradhë në Ohër, me ç’rast skuadra rikthehet në Kërçovë. Trajneri Bujar Islami ju ka dhënë dy ditë të lira futbollistëve të tij, të cilët në stërvitje do të rikthehen të mërkurën, kur edhe do të vazhdojnë me përgatitjet e tyre për stinorin pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku do e nis nga pozita e katërt me 21 pikë, 7 më pak se lideri aktual Struga Trim Lum dhe 6 më pak se Labunishti i vendit të dytë, njëherit kundërshtari i fundit gjatë ndeshjeve kontrolluese.

NDESHJET MIQËSORE TË VËLLAZËRIMIT
VËLLAZËRIMI -LABUNISHTA 2:2
VËLLAZËRIMI – STRUGA TRIM LUM 1:1
VËLLAZËRIMI – VARDAR FORINË 3:1
VËLLAZËRIMI – KORABI 1:1
VËLLAZËRIMI -SILEKSI 0:2

 

Leave a Reply