Renova ndërpreu një seri të zezë ndaj Vardarit

Renova të dielën në Tetovë i dha fund një serie të zezë në ndeshjet me Vardarin. Skuadra nga Xhepçishti me fitoren 4:0 ndërpreu serinë prej 15 ndeshjeve pa fitore ndaj skuadrës shkupjane, e cila kishte dominuar totalisht në ndeshjet ndaj Renovës këto 4 vitet e fundit, njofton “infOSport.mk”.

Për herë të fundit Renova kishte mundur Vardarin me 6 dhjetor të vitit 2014-të, edhe atë në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës (2:0), ndërkohë fitoren e fundit në kampionat “gjipspunuesit” e kishin regjistruar me 22 nëntor të vitit 2014-të, kur në Tetovë falë golave të shënuar nga Izair Emini (2 gola) dhe Agron Memedi fitonte me rezultatin 3:0.

Ndryshe në 15 ndeshjet e fundit Vardari kishte regjistruar 11 fitore dhe 4barazime.

Leave a Reply