Sonte gjysmëfinalja e parë e Kupës, Lacio-Milan

Sot në mbrëmje në stadiumin “Olimpiko” në kryeqendrën italiane do të zhvillohet takimi i parë gjysmëfinal i Kupës së Italisë midis Lacios dhe Milanit.

Për të dytin vit radhazi shorti i vendos këto dy skuadra përballë njëra-tjetrës në fazën gjysmëfinale, ndërsa sezonin e kaluar ishet Milani u kualifikua, edhe atë vetëm pas goditjes së penalltive pasi të dyja ndeshjet kishin përfunduar me barazime pa gola.

Këtë sezon Lacio e Strakoshës, Berishës dhe Durmishit, do të bëjë çmos për të kapur finalen dhe në një farë mënyre për t’iu hakmarrë Milanit për eliminimin e edicionit të kaluar.

Lacio me Strakoshën në portë do të përpiqet të mos pësojë sot në mbrëmje, pasi një gol në fushën kundërshtare do ti jepte një bonus të madh Milanit për të avancuar më tej. Ndryshe nga një vit më parë kur në lojë ishte edhe Juventusi, këtë vit skuadra e kualifikuar nga ndeshja e sotme kthehet në favoritin kryesor për të fituar trofeun e Kupës, duke pasur parasysh se çifti tjetër gjysmëfinalistë është ai midis Fiorentinës dhe Atalantas.

Leave a Reply