Milan Skriniar zotohet: Nëse fitoj një Çampions, emrin e bëjë… Inter

I afruar pa shumë bujë te Interi, Milan Skriniar është kthyer në një nga titullarët më të rëndësishëm në skuadrën zikaltër dhe një garanci për mbrojtjen.

Ai ka treguar një formë mjaft të mirë me Interin dhe shpesh herë karshi tij ka pasur disa interesime nga klubet e ndryshme por mesa duket e ardhmja e tij mbetet në Milano.

Ironik është fakti se ai ka emrin Milan, ndërkohë që kur u prezantua u shpreh se kushdo mund ta thërriste vetëm Skriniar. Mesa duket, ai ka në plan ta ndryshojë emrin e tij dhe mund ta kthejë në Milan Inter Skriniar.

Këtë, e ka pranuar vetë Skriniar në një intervistë për gazetarin italian Mateo Barzagi.

I pyetur në lidhje me një premtim që mund të bëjë nëse Interi fiton Ligën e Kampionëve, Skriniar u shpreh se do të ndërrojë emrin e tij dhe do ta bëjë Milan Inter Skriniar. (vipsport.al)

Leave a Reply