Betim Vrenezi mysafir special i turneut prestigjioz në Bullgari

Në Ruse të Bullgarisë këto ditë po zhvillohet njëri prej turneve më prestigjioz në sportin e mundjes, “Dan Kolov”, në të cilin po marrin pjesë mundësit më të mirë në botë e shumë kampion olimpik e botëror.

Vendin tonë në këtë turne po e përfaqësojnë Vladimir Egorov, Halil Zubairov dhe Magomedgadji Nurov të udhëhequr nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi, të cilët regjistruan dy fitore në tre lufta të zhvilluara.

Pjesë e këtij turneu është edhe presidenti i Federatës së Mundjes në Maqedoni, Betim Vrenezi, i cili është i mysafir special i ftuar nga kreu i Federatës të Mundje së Bullgarisë. Së bashku me Vrenezin në Ruse të Bullgarisë janë edhe nënkryetari Dejan Bogdanov si dhe legjendat Shaban Sejdiu dhe Zoran Shorov.

Nga FMM informojnë se pas këtij turneu, nga dita e enjte pason pjesëmarrja në Kampionatin Europian për mundës deri në moshën 23 vjeç, i cili do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë, ndërsa nga vendi jonë do të marrin pjesë katër mundës.

Leave a Reply