Ismaili beson se mund të kthehen kokëlartë nga Strumica

Me ardhjen e trajnerit Umit Karan në ekipin e FC Shkupit ndodhën mjaft ndryshime, ku një numër i madh i futbollistëve të rinj janë rikthyer në skuadër, ndërsa një prej tyre është edhe Fatih Ismaili.

Edhe pse në të shumtën e rasteve ishim mësuar Ismailin ta shohim duke luajtur në repartin e sulmit, trajneri Karan i ka dhënë detyrë të re në klub, duke e vendosur të luajë si qendër mbrojtës apo edhe mbrojtës krahu.

Sot  Shkupi do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, kur udhëton në Strumicë te ekipi i Akademia Pandev, skuadër që në fillim të këtij sezoni ka dy fitore dhe mban pozitën e dytë në tabelë.

“Kemi punuar gjithë javën dhe dua të them se si ekip jemi në formë të mirë, ndërsa këtë e bënë edhe atmosfera e mirë që po mbretëron në skuadër. Jemi fokusuar që çdo ndeshje ta luajmë si një finale, duke kërkuar rezultat pozitiv. Edhe ndaj Akademia Pandevit nëse i zbatojmë urdhrat e trajnerit, besoj se në fund do të dalim kokëlartë”,-  ka thënë Ismaili .

Ndeshja Akademija Pandev – FC Shkupi luhet të dielën në stadiumin “Mlladost” në Strumicë (14:00), ndërsa drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë arbitri Jovan Kaçevski nga Struga.

 

Leave a Reply