Liga Evropa me surpriza, humb Arsenali dhe Benfika

Faza e 1/8 të finaleve të Europa Ligës dhuroi surpriza që në start. Ren fitoi 3-1 ndaj Arsenalit duke befasuar edhe një skuadër favorite si ajo londineze që tani duhet të përmbysë gjithçka në stadiumin Emirates.

Vetëm 3 minuta lojë iu deshën miqve për avantazhin e firmosur nga Iobi në një goditje kros që mashtroi portierin Kubek. Arsenal nuk ishte i zoti për të ruajtur epërsinë, pasi u shthur pak para pushimit, pas daljes me karton të kuq të Sokratis. Në goditjen e dënimit që pasoi faullin Ren barazoi me Burigro’ ndërsa në pjesën e dytë autogoli i Monreal, dhe rrjeta e Sarr, vendosën sfidën.

Inter e mbylli me rrjeta të paprekura transfertën e Frankfurtit por mund të fitonte nëse episodi kulmor i sfidës, penalltia e Brozovic do të konvertohej në gol. Mesfushori i zikaltërve u neutralizua nga portieri Trapp, por në kthim milanezët kanë shansin të vendosin kualifikimin.
Chelsea shkatërroi 3-0 Dinamon e Kievit, një rezultat, i cili hipotekon kualifikimin dhe i jep londinezëve siguri për kthimin në Ukrainë. Pedro Rodrigez prishi ekuilibrat në Stemford brixh, para se Uillian të krijonte një avantazh komod pas pushimit.

Rrjeta e vonë e Hadson Odoi ishte ajo që prisnin më pak ukrainasit, që tani përmbysjen e kanë thyajse të pamundur. Me të njëjtat shifra u imponua edhe Napoli ndaj Salzburgut, madje italianët e zgjidhën ndeshjet shpejt. miklit dhe Ruiz shënuan dy herë brenda 18 minutash lojë ndërsa fitorja u bë më entuziazmuese me autogolin e Onguene.

Befasuese ishte fitorja e Villarealit në Shën Petersburg ndaj Zenitit me shifrat 1-3 dhe tani spanjollët kthehen në favoritë, e duhet të mbrojnë me fanatizëm në El madrigal, suksesin e pastër të transfertës. Sevija barazoi 2-2 me Sllavian e pragës duke mos e shfrytëzuar faktorin fushë, në një ndeshje ku thuajse gjithçka ndodhi në pjesën e parë. Spanjollët dy herë në avantazh dhe po kaq herë të barazuar nga cekët./TCH

Leave a Reply