Derbi strugan pa gola, Gostivari dhe Vëllazërimi humbin transfertat në Tetovë dhe Manastir

Derbi i Ligës së Dytë – Perëndim midis dy skuadrave strugane, Struga Trim Lum dhe Labunishtit është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ku munguan rastet serioze, mirëpo jo edhe ndërhyrjet e shpeshta, që në fund bënë që skuadrat të mos arrijnë të shënojnë asnjë gol.

Në ndeshjen mes skuadrave nga Pollogu, Teteksi mundi Gostivarin me rezultatin 2:1. Një autogol i Admir Demirit në minutën e 16-të kalou në epërsi Teteksin, teksa 5 minuta para fundit të pjesës së parë ish sulmuesi i Teteksit, Bashkim Lama barazoi shifrat në 1:1.

Golin e fitores për skuadrën tetovare e realizoi Filip Petkovski në minutën e 57-të.  Me po të njëjtin rezultat 2:1, Pelisteri mundi Vëllazërimin e Kërçovës, teksa ndeshja midis Genç Kalemler dhe Skopjes në Gostivar u mbyll me barazimin 1:1. Gjithçka interesante sa u përket golave të shënuar në këtë ndeshje ndodhi në 3 minutat e fundit të takimit, kur fillimisht skuadra shkupjane avansoi me golin e Nastevskit në minutën e 87-të, teksa Maliq Beluli në minutënne 90-të nga penaltia barazoi shifrat në 1:1.

Java e 15-të në Ligën e Dytë – Perëndim mbyllet të dielën me ndeshjen në Kumanovë midis Goblenit dhe Korabit.

LDFM – Perëndim, Java XV
Struga Trim Lum 0 : 0 Labunishti
Teteksi 2 : 1 Gostivari
Genç Kalemler 1 : 1 Skopje
Pelisteri 2 : 1 Vëllazërimi
Gobleni 10.03 – 14:00 Korabi

 

Leave a Reply