Ekskluzive, Davor Shuker arrin në Ohër për kuvendin e FFM-së (FOTO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë dhe anëtari i Komitetit të UEFA-së, Davor Shuker ka zbarkuar në Ohër për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i cili do të mbahet sot, ku edhe do të zgjidhet kryetari i ri i institucionit më të lartë të futbollit vendor.

Shuker me aeroplan privat ka zbarkuar në aeroportin e Ohrit mëngjesin e sotëm dhe do të jetë mbikqyrës i kuvendit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë nga ana e UEFA-së. Kandidat i vetëm për të marrë postin e presidentit të FFM-së, është Muhamed Sejdini.

“InfOSport.mk” do të ndjekë nga afër këtë ngjarje të rëndësishme për futbollin vendor.

Leave a Reply