Sejdini: Vetëm me “fer plej” dhe korrektësi mund të ecim përpara (VIDEO)

Vetëm me “fer plej” dhe korrektësi, futbolli mund të ecë përpara. Kjo është motoja e presidentit të ri të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini. Kërçvoari në një intervistë ekskluzive për televizionin SHENJA si i pari i institucionit më të lartë të futbollit vendor ka folur për shumë gjëra, ndërsa premton se gjatë mandatit të tij do të mundohet të bëj më të mirën për futbollin tonë.

Nga Komisioni i referëve ua kam bërë të ditur që kërkoj një referim jashtëzakonisht të mirë nga ana e tyre. Janë bërë edhe disa seminare për t’iu thënë edhe referëve që nuk dua asnjë ankesë nga asnjë klub dhe le të fitojë më i miri, të fitoj “fer plej”, pasi vetëm ashtu mund ta çojmë përpara futbollin”, 
thotë numri një i FFM-së.

Për Sejdinin, infranstruktura do të jetë prioriteti i parë që futbolli të jetë sa më cilësor.

“Shumë shpejt do të fillojnë e kam thënë edhe më herët, dy tribunat që do të ndërohet në Çair dhe në Ohër. Do të fokusohemi të grupmoshat e reja edhe më shumë, infrastruktra do të jetë prioriteti numër një, ku do të mund të prekim në çdo kënd për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të bërë futbollin sa më cilësor”, shprehet Sejdini.

Kreu i FFM-së, foli edhe për disa tema tjerë, duke mos lënë anash edhe ecurinë e mirë të përfaqësues së Maqedonisë, me çka shpreson që e njejta të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Ndërkohë Sejdini nuk premton për mikpritje të një eventi shumë të madh si ai i “Superkupës” së Evropës në vitin 2017-të, pasi sipas tij është diçka e vështirë që mund të ndodh, ndërsa në një të ardhme më të largët Shkupi dhe Maqedonia mund të përfitojnë sërish besimin e UEFA-së për diçka të tillë./SHENJA/

🎤🎥 Intervista ekskluzive me presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë Muamed Sejdini 📺⬇️

Публикувахте от Sportmania в Петък, 22 март 2019 г.

Leave a Reply