Andorrë-Shqipëri, rast i mirë që të rikthehet vetëbesimi te “kuqezinjtë”

Pas disfatës së dhimbshme ndaj Turqisë, që rezultoi edhe me shkarkimin e trajnerit Kristian Panuçi, kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë në kuadër të grupit “H”, e vlefshme për eliminatoret e Europianit të vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.

“Kuqezinjtë” këtë herë do të zbresin në fushë përballë një kundërshtari modest, Andorrës, ndaj së cilës duhet shëruar plagët.

Pa Krisian Panuçin në stol, kombëtarja shqiptare do të drejtohet nga dyshja Bulku-Mema, që me siguri i kanë kthyer skuadrës atë “kimi” që i ka munguar për thuajse dy vjet me italianin.

Në Andorrë vlen vetëm fitorja, presioni është i gjithi te Kombëtarja shqiptare dhe nuk duhet marrë kurrsesi lehtë këtë ndeshje, duke pasur parasysh se kundërshtari i tyre në 3 përballjet e fundit si vendas ka arritur të barazojë me Gjeorgjinë (1:1) dhe Letoninë (0:0), ndërsa ishte mundur nga Islanda (0:2).

Ndeshja Andorrë – Shqipëri starton në ora 20:45, aty ku duhet kthyer shpresa “kuqezi” për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020.

Leave a Reply