Jovanovski flet për ndeshjen me FC Shkupin: Çdo rezultat tjetër përveç disfatës do të ishte plus për ne

Makedonija GJ.P sot në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit vendor do të jetë mysafir i FC Shkupit në Çair. Duke parë formën momentale të skuadrës kundërshtare, “verdhekuqtë” nga Gjorçe Petrovi i pret një ndeshje e vështirë, ndërsa i vetëdijshëm për këtë, është edhe gardiani i skuadrës së Makedonija Gj.P, Marko Jovanovski.

“Është normale se të gjithë duam fitore, mirëpo kuptohet se duhet të respektojmë formën e tyre momentale në stinorin pranveror. Na pret një ndeshje e vështirë, ku përveç disfatës çdo rezultat tjetër do të ishte plus për neve, pasi çdo pikë e fituar është shumë e rëndësishme për ne, me qëllim që ti ikim zonës së rrezikut dhe të ngjitemi më lartë në tabelë” – tha enkas për “infOSport.mk” gardiani i Makedonija GJ.P, Marko Jovanovski.

Ndeshjen në Çair që starton në ora 14:30 do ta drejtojë arbitri, Josip Barton.

Leave a Reply